Ndërlidhjet

UASHINGTON


Departamenti amerikan i Mbrojtjes, njofton se disa zyrtarë talibanë kanë dezertuar dhe po pyeten aktualisht nga oficerë të shërbimeve amerikane të zbulimit. Pentagoni njofton gjithashtu se aeroplanë të Shteteve të Bashkuara, kanë bombarduar forcat talibane rreth Kandaharit dhe se trupat amerikane kanë forcuar pozitat e tyre në rrethinat e qytetit. Zyrtarët thonë se rreth 800 marinsa janë stacionuar në një bazë në jug të Kandaharit.
XS
SM
MD
LG