Ndërlidhjet

BON


Kombet e Bashkuara njoftojnë se fraksionet rivale në bisedimet mbi të ardhmen e Afganistanit, kanë bërë përparime sot. Ahmed Favzi, zëdhënës i përfaqësuesit special të Kombeve të Bashkuara për Afganistanin, Lakdar Brahimi, u tha gazetarëve se të katër grupimet kanë shprehur dëshirën për të arritur një marrëveshje deri në përfundim të javës. Favzi tha po ashtu se OKB-të shpresojnë që pjesëmarrësit në bisedimet e Bonit, të marrin një vendim përfundimtar ose të paktën të arrijnë konsesusin mbi formimin e këshillit suprem të përkohshëm dhe administratës së përkohshme.
XS
SM
MD
LG