Ndërlidhjet

BON


Pjesëmarrësit në bisedimet e Bonit, informojnë se diskutimet e sotme shënojnë përparime mjat pozitive, sa i takon përbërjes së qeverisë së përkohshme. Kryesuesi i një fraksioni afganas, tha se negocijatat për të ardhmen e Afganistanit, të sponsorizuara nga Kombet e Bashkuara, mund të përfundojnë nesër, me nënshkrimin e një projekt-marrëveshje. Ndërkaq, ish-presidenti afganas, Burhanudin Rabani, tha se zgjedhjet popullore, të cilat ai beson se mund të organizohen brenda dy muajve, do të jenë thelbësore për zgjedhjen e qeverisë së përkohshme vendore.
XS
SM
MD
LG