Ndërlidhjet

PRAGË


Gjykata e qytetit të Pragës, ka urdhëruar ndalimin e liderit opozitar uzbekas, Mohamed Solih, deri kur qeveria e Uzbekistanit të përgatisë dokumentet formale të kërkesës për ekstradimin e tij.
Solih, i arrestuar të mërkurën në aeroportin e Pragës, është dënuar me 15 vjet burgim në mungesë në Uzbekistan, me akuzën për përfshirje në bombardimin e kryeqytetit Tashkent, në vitin 1999. Organizatat “Amnesty International” dhe “Human Right Watch” kanë apeluar për lirimin e udhëheqësit opozitar uzbekas.
XS
SM
MD
LG