Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Parlamenti i Maqedonisë miratoi ndryshimet në kabinetin qeverisës, të shpallura dje nga kryeministri Lubçe Georgievski.
Me këtë akt konfirmohen emërimet e Vllado Popovskit në postin e ministrit të mbrojtjes; Sllobodan Çashules, në postin e ministrit të jashtëm; Gjorgji Orovçanecit në detyrën e ministrit të shëndetësisë dhe Dosta Dimovskës, në rolin e nënkryetares së re të Qeverisë.
Anëtarët e rinj të kabinetit janë përfaqësues përkatësisht të Partisë Liberale, Demokracisë së Re dhe VMRO-DPMNE-së.
Dy partitë politike shqiptare, do të mbajnë edhe më tej vendet ministrore të cilat kanë pasur deri tani.
XS
SM
MD
LG