Ndërlidhjet

HAGË


Sllobodan Millosheviçi ka financuar në fshehtësi operacionet ushtarake serbe në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë në vitet ’90, përmes llogarive bankare greke dhe qipriote – citon Reuters, burime në Hagë.
Kryeprokurorja Karla Del Ponte, do t’u kërkojë bankave t’i sigurojnë evidenca për llogaritë që besohet se përdorte Millosheviçi dhe këto të dhëna do t’i përdorë gjatë procesit gjyqësor të vitit të ardhshëm, kur Millosheviç do të proçedohet për të tre konfliktet në Ballkan – pohojnë të njëjtat burime. Greqia dhe Qipro kanë mohuar kategorikisht të kenë pasur njohuri për kanalizimet ilegale të fondeve serbe.
XS
SM
MD
LG