Ndërlidhjet

KUETA


Aviacioni i Shteteve të Bashkuara ka bombarduar caqe talibane rreth pikqëndresës së fundit të tyre, Kandaharit. Ndërkohë, mijëra luftëtarë të fiseve të atjeshme dhe të Shteteve të Bashkuara janë përqëndruar në rrethinën e afërt.
Lideri i pashtunëve etnik të Afganistanit, Ahmed Karazi ka thënë se ishin duke vazhduar bombardimet intenzive përgjatë rrugës që shpie nga Kandahari tek kufiri me Pakistanin.
Mbi 1000 trupa amerikane janë vënë në gjendje gatishmërie në një bazë në shkretëtirë afër Kandaharit.
Komanda e Shteteve të Bashkuara ka vendosur që të vazhdojë operacionet ushtarake derisa Kandahari të çlirohet nga kontrolli taliban.
XS
SM
MD
LG