Ndërlidhjet

logo-print

BON


Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara ka deklaruar sot se zyrtarët akoma shpresojnë që fraksionet rivale afgane të kompletojnë marrëveshjen për ndarjen e pushtetit deri nga fundi i ditës.
Përfaqësuesi i Aleancës Veriore në komferencën e Bonit për ardhmërinë e Afganistanit, Junis Kanuni u kërcënua se do të injoroj presidentin e tij të pavendosur, Burhanuddin Rabbanin dhe do të arrijë vetë marrëveshjen me fraksionet tjera afgane.
Kanuni tha se do të kërkojë mbështetjen e popullit për marrëveshjen, nëse Rabbani nuk jep listën e personave, të cilët duhet të emërohen në qeverinë kalimtare të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG