Ndërlidhjet

BAGDAD


Zëvendës kryeministri irakian, Tareq Aziz ka thënë sot se vendin e tij nuk e shqetësojnë kërcënimet e Shteteve të Bashkuara me aksione ushtarake dhe se populli i Irakut ka besim të madh te presidenti Sadam Husein.
Këto deklarata të Tareq Azizit janë përgjigje ndaj kërkesave të presidentit të Shteteve të Bashkuara, George Bush se Iraku duhet patjetër t’i lejojë inspektorët ndërkombëtarë që të kontrollojnë armët për zhdukjen në masë ose të ballafaqohet me pasoja, të cilat Bush nuk i ka specifikuar.
XS
SM
MD
LG