Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Komitetei për çështje humanitare dhe kulturore i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë me të cilën shfaq brengosje për shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Iran.
Rezoluta, që do të miratohet nga dhjetori, i bënë thirrje qeverisë së Iranit që t’u përmbahet obligimeve ndërkombëtare lidhur me të drejtat e njeriut.
Rezoluta citon rastet në rritje të ekzekutimeve në Iran, përdorimin e torturës dhe vërsuljeve ndaj lirisë së shprehjes dhe të shtypit.
Shprehet edhe brengosja për diskriminimin sistematik të femrës në Iran dhe minoriteteve e veçanërisht të bahaistëve, të krishterëve, ebreiteve dhe myslimanëve sunit.
XS
SM
MD
LG