Ndërlidhjet

JERUSALEM


Forcat izraelite kanë shtrënguar rradhët rreth qyteteve Jenin dhe Nablus në Bregun perëndimor dhe kanë marrë këte vendim sepse këto dy qytete i konsiderojnë si “fole të terrorizmit”, siç ka thënë ministri izraelit i Mbrojtjes, Binyamin Ben Elizer.
Rajoni rreth Jeninit ku janë vendosur trupat izraelite administrohet nga palestinezët.
Izraeli ka marrë këte hap pas një jave dhune të vazhdueshme gjatë së cilës janë vrarë shtatë izraelitë dhe shtatë palestinezë.
Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara, pritet të ketë bisedime ditën e hënë me presidentin George Bush.
XS
SM
MD
LG