Ndërlidhjet

SARAJEVË


Policia e Bosnjës me mbështejen e policisë së Kombeve të Bashkuara dhe paqëruajtësve të NATO-s, ka arrestuar tre shtetas të Bosnjës dhe një shtetas jugosllav, të dyshuar për shitje ilegale të materialeve shpërthyese.
Udhëheqësi i policisë në Bosnjën qendrore, Midhad Zubaca ka thënë se arrestimet janë bërë në lidhje me bastisjen e një shtëpie në Kiseljak afër Sarajevës ku, sipas tij, janë gjetur materiale të dyshimta, pa dhënë hollësi të tjera.
Një oficer i paidentifikuar italian ka thënë se ai dyshonte se materilet e gjetura mund të shfrytëzohen për sajimin e bombës bërthamore. Por, një zëdhënës i paqëruajtësve të udhëhequr nga NATO- në Bosnjë ka thënë se nuk është gjetur material radioaktiv.
XS
SM
MD
LG