Ndërlidhjet

"STABILITETI RUHET DUKE RRESPEKTUAR VENDIMET E MIRATUARA NE RRUGE DEMOKRATIKE"


PATRICK MOORE, analist i REL

EVROPA E LIRE
Disa analiste thone se se ceshtja e pazgjidhur e statusit te Kosoves tash eshte duke goditur normalizimin politik dhe zhvillimin ekonomik. Si i shihni Ju zhvillimet ne Kosove pas zgjedhjeve?

P. MOORE
Stabiliteti dhe qartesia shkojne dore per dore. Kur gjerat jane te pastra, kur statusi i Kosoves do te jete i qart, atehere njerezit do ta dijne se cfare kane, cfare mund te planifikojne, ajo behet vend atraktiv per investime - jo vetem per kosovaret, por edhe per te huajt…Rrjedhimisht, disa analiste kundershtojne argumentet nga Beogradi, Shkupi dhe Moska qe thone se nuk duhet te kete ndryshim te kufinjeve dhe krijim te shteteve te reja ne Ballkan, sepse sipas tyre kjo do te shkaktonte jo-stabilitet. E verteta eshte krejt e kundert. Vojislav Koshtunica gjithashtu kete jave ne Britanine e Madhe eshte deklaruar per rendesine e stabilitetit dhe mos-ndryshimin e kufinjeve. Por, duhet thene se jo-stabiliteti vjen nga mosrrespektimi i vendimeve te marra ne rruge demokratike, qoft ne Kosove ose ne Malin e Zi. Jostabiliteti eshte pasoje e injorimit te vendimeve demokratike. Stabiliteti per te cilin flet Koshtunica ne fakt eshte hegjemonia serbe qe kercenohet nga pavarresia e Kosoves dhe Malit te Zi.

EVROPA E LIRE
Zoti Mur, kemi komente qe rendom fillojne me referencat “epoka e re” ose “kethesa historike” ne marredhenjet amerikano-ruse. A ka dic qe mund te reflektohet ne Ballkan ose Kosove?

P. MOORE
Fillimisht nuk do t’u kisha vere shume veshin komenteve qe flasin per “epoken e re” dhe “kthesen historike” ne marredhenjet amerikano-ruse. Rusia ishte koperuese ne luften kunder terrorizmit, qe eshte prioritet i politikes amerikane tash. Por, nuk duhet pritur ndryshime historike ne keto raporte brenda nate. Rivalitetit ndermjet Shteteve te Bashkuara, Rusise dhe Kines eshte konstante qe do te mbetet. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia jane te antagonizuara dhe per disa ceshtje mund te bejne kompromis, per te tjerat jo. Sa i perket pyetjes se juaj, une nuk shoh situate ne te cilen Rusia do te braktiste mbeshtetjen e vet per Beogradin ose per idhtaret e vijes se forte ne Shkup, ose se Uashingtoni do te braktiste zotimet e veta per Ballkanin. Ushtaraket e lart amerikane disa here e kane perseritur zotimin per pranine e Shteteve te Bashkuara ne Ballkan dhe Amerika nuk do t’ia kthej shpinen ketij rajoni.

EVROPA E LIRE
Havier Solana kete jave liderve malazeze u ka thene: - “Ju nuk kani perse te rrespektoni keshillat e Unionit Evropian. Ju jeni vend i lire dhe mund te merrni vendime cfare te doni”. Cili eshte ne fakt pozicioni i Perendimit ne raport me statusin e ardhshem te Malit te Zi?

P. MOORE
Te gjithe e dijne se qe nga koha e zgjedhjeve te fundit ne Serbi, perkatesisht nga fitorja e DOS-it, Unioni Evropian eshte duke bere presion ne Malin e Zi qe te harroj pavarresine dhe te mbetet ne federate me Serbine. Nese vullneti i vertete i popullit malazez qofte per pavarresi, qofte per mbetje ne federate nuk do te rrespektohet, vetem atehere do te kemi jostabilitet dhe trazira. Dhe kete gje vendim-marresve politik ne Perendim duhet t’ua bejne te qart si zedhenesit e Malit te Zi ashtu edhe ata te Kosoves.

EVROPA E LIRE
Dite me pare, kryeprokurorja e Tribunalit te Hages, Karla Del Ponte, tha se qeveria e presidentit jugosllav Vojislav Koshtunica me vetedije po mbron kriminelet e luftes. C’do te thote kjo per stabilitetin dhe demokracine ne Ballkan?

P. MOORE
Nese do te konstatohet se qeveria e Koshtunices nuk do te merret me kete ceshtje dhe nese nuk do te perpiqet per te reformuar kulturen politike serbe, qe mbajti diktatorin ne pushtet per nje dekade, i cili nisi kater luftra, kjo per fqinjet ne Ballkan do te jete deshmi se Serbia mbetet kercenim per paqjen, stabilitetin dhe demokracine ne rajon….Nese qeveria e Beogradit, perkatesisht e Koshtunices nuk do te vihet nen presion dhe nese konstatohet se vazhdon te shkel ligjet nderkombetare dhe te strehoj kriminelet e luftes atehere kemi te bejme me zhvillime shume te rrezikshme….
XS
SM
MD
LG