Ndërlidhjet

KANDAHAR


Nuk është e qartë se sa luftëtarë talibanë kanë mbetur në Kandahar, por lideri suprem taliban,Mullah Mohammad Omar ka urdhëruar njerëzit e tij të bllokuar në qytet që të luftojnë gjer në vdekje, thonë zyrtarët talibanë.
Ndërkaq ,ministri i jashtëm i Aleancës Veriore,Abdullah Abdullah ka thënë në Kabul se nuk beson që Osama bin Laden të fshihet në shpellat afër qytetit Jalalabad në lindje të Afganistanit ku forcat e Shteteve të Bashkuara kanë përqëndruar ndjekjen e tij.
Abdullah ka thënë se beson që mbështetësit e bin Ladenit ndodhen në Tora Bora, por vetë bin Ladeni i dyshuar të qëndrojë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit ndaj Shteteve të Bashkuara, me gjasë ndodhet në malet jugore të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG