Ndërlidhjet

JENIN/BREGU PERËNDIMOR


Sipas raporteve të agjencive perëndimore të lajmeve trupat izraelite kanë vrarë dy palestinezë, njëri 11 vjeçar, në qytetin e Xheninit në Bregun perndimor.
Izreli dërgoi tanket në hyrje të Xheninit para dite,dhe ka bllokuar rrugët e hyrje-daljes nga qyteza për të penguar ikjen e atyre që mund të jenë sulmuesit,siç thotë armata izraelite.
Forcat izraelite kanë rrethuar tutje në jug edhe Nablusin dhe kanë intensifikuar blokadën e Tulkaremit.
Kryeministri izraelit, Ariel Sharon i cili ndodhet në Uashington,thuhet se ka urdhëruar aksionet e armatës si përgjigje ndaj aksionit të së enjtes nga një sulmues vetëvrasës nga Xhenini që la të vdekur tre izraelitë.
XS
SM
MD
LG