Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti Rus Vladimir Putin thotë se është shumë herët të konkludohet përfundimisht se çka shkaktoi shpërthimin që çoi në fund të detit nëndetësen Kursk gjatë stërvitjeve ushtarake në gusht të vitit 2.000, me çrast humbën jetën 118 anëtarë të ekipazhit të saj.
Putin ka thënë se ai dyshon që nëndetësja Kursk të jetë fundosur pas ndeshjes me nëndetëse tjetër apo ndonjë objekt tjetër.
Putin ka bërë këto komente pasi dëgjoi informatën nga kryeprokurori rus lidhur me rezultatet preliminare të hetimeve qeveritare për atë katastrofë dhe ka thënë se ato kanë zbuluar shumë dobësi në përgatitjen e atyre stërvitjeve.
Ndërkaq komandanti i marinës Ruse, admirali Vladimir Kuroyedov ka thënë se dy oficerë të forcave detare janë zhvendosur kurse të tjerë janë larguar.
XS
SM
MD
LG