Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë dënuar sulmet vetëvrasëse me bomba në Jerusalem dhe kanë kërkuar nga Yasser Arafat dhe Autoriteti palestinez që ti gjejnë dhe arrestojnë përgjegjësit dhe të demonstrojnë me vepra e jo me fjalë zotimin se do të luftojnë terrorizmin.
Sulmet i kanë dënuar edhe Franca, Gjermania, Jordania, Egjipti, Rusia, Zvicra dhe brengosjen e vetë e ka shfaqur edhe Papa Gjon Pali i Dytë.
Kryeministri izraelit, Ariel Sharon ka shkurtuar vizitën në Shtetet e Bashkuara dhe, pas takimit me presidentin George Bush, këthehet në Izrael.
XS
SM
MD
LG