Ndërlidhjet

logo-print

QYTETI I GAZËS


Helikopterët izarelitë sulmuan me dhjetë raketa rrethinën e shtabit të liderit palestinez, Yasser Arafat në Qytetin e Gazës në shenjë hakmarrjeje për sulmet vetëvrasëse me bomba gjatë fundjavës, që lanë të vdekur 26 izraelitë dhe 200
të plagosur.
Raketat kanë goditur dy helikopterë të liderit palestinez dhe objektet e afërta të gardës dhe njësive tjera të sigurisë, por vetë Yasser Arafat ka qenë në Ramallah. Nuk është ende e qartë nëse ka patur viktima.
Këshilltari i lartë i kryeministrit izraelit, Raanan Gissin ka thënë se vërsulja raketore ishte një sinjal për Arafatin se Izraeli nuk do të tolerojë sulme të mëtejshme.
XS
SM
MD
LG