Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë thotë se Izraeli ka të drejtë që të mbrojë vetëveten, pas lajmit për sulmet raketore në Qytetin e Gazës. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Ari Flecher u ka thënë reportereve se barra qëndron tash tek Yasser Arafat i cili duhet të dëshmojë se do të veprojë që të ndalë sulmet vetëvrasëse palestineze.
Ministri palestinez i kabinetit, Saeb Erakat ka thënë se ai kishte kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që ta detyrojnë Izraelin që të ndalojë sulmet raketore. Erakat i ka deklaruar CNN-it se palestinezët nuk do të frikësohen nga këto sulme.
XS
SM
MD
LG