Ndërlidhjet

BUKURESHT


Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë filluan konferencën në Bukuresht në të cilën do të shqyrtojnë edhe rrugët për kundërvënjen kërcënimeve globale nga terrorizmi.
Ministri i jashtëm i Rumanisë, vendit kryesues të OSBE-së, Mircea Geoana ka thënë para pjesëmarrësve të 55 vendeve anëtare se ata duhet të bëjnë të shumtën e partneritetit ndërkombëtarë që u ndërtua pas sulmeve terroriste të shtatorit ndaj Shteteve të Bashkuara.
Në konferencë do të marrë pjesë edhe Colin Powell, sekretar shteti i Shteteve të Bashkuara, anëtare të OSBE-së, i cili arrin nesër në Bukuresht.
XS
SM
MD
LG