Ndërlidhjet

JALALABAD


Aviacioni amerikan ka bombarduar edhe kompleksin e shpellave malore në rajonet në jug të Jalalabadit afër kufirit me Paakistanin, ku besohet se fshihet terroristi i dyshuar Osama bin Laden.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, ka thënë në Uashington se forcat e Shteteve të Bashkuara do të bëjnë krejt çka është e nevojshme që t’i nxjerrin talibanët dhe anëtarët e Al-Kaidës nga shpellat ku fshihen.
Ndërkaq shefi ushtarak i provincës, Haji Mahamad Zaman, thotë se rreth 100 civilë janë vrarë dhe 200 janë plagosur gjatë bombardimeve të kompleksit të shpellave malore afër Tora Borës, por pretendimet e tij nuk mund të verifikohen nga burime të pavarura.
XS
SM
MD
LG