Ndërlidhjet

MINERALNIE VODY/RUSI


Kryesuesi i delegacionit të Këshillit të Evropës në Çeçeni, Frank Judd, ka cilësuar sot kryengritësit çeçenë si luftëtarë të lirisë dhe ka thënë se ata duhen inkurajuar që të negociojnë për zgjidhjen e konfliktit. Duke folur në Mineralnie Vody të Rusisë, Frank Judd ka thënë se është esenciale që të të inkurajohen këta luftëtarë të lirisë të cilët janë të vullnetshëm për zgjidhje politike.
Delegacioni shkon në Grozni që të takojë zyrtarët ushtarakë dhe civilë në Çeçeni dhe të përgatisë raportin për të drejtat e njeriut në republikën kryengritëse.
XS
SM
MD
LG