Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfelld, ka deklaruar sot se nuk është befasuese që qeveria amerikane s’është në gjendje ende të sigurojë të dhëna të sakta për numrin e humbjeve në njerëz, gjatë fushatës në Afganistan.
Ramsfelld tha se një gjë e ngjashme kishte ndodhur edhe gjatë llogaritjes së viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit, duke kujtuar se shifrat kanë ndryshuar vazhdimisht që nga njoftimi fillestar. Sidoqoftë, sekretari Ramsfelld, siguroi se Shtetet e Bashkuara po bëjnë c’është e mundur që të shmangin dëmet në njerëz në Afganistan.
XS
SM
MD
LG