Ndërlidhjet

BON


Pas negociatave nëntë ditëshe në Bon, liderët e katër grupacioneve afgane nënshkruan marrëveshjen për formimin e qeverisë së përkohshme në Afganistan që do te udhëheq komandanti nga etnia pashtune Hamid Karzai.
Sipas të deleguarit special të Kombeve të Bashkuara për Afganistanin, Lakhdar Brahimi, marrëveshja fton gjithashtu edhe për vendosjen e paqëruajtësve të Kombeve të Bashkuara.
Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell ka përshëndetur këte marrëveshje historike, kurse komisioneri i Jashtëm i Bashkimit Evropian, Chris Patten ka thënë se marrëveshja është hap i parë me rëndësi për rindërtimin e Afganistanit.
XS
SM
MD
LG