Ndërlidhjet

ANKARA


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powel ka thënë në Ankara se Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrë kurrfarë vendimi për të zgjeruar luftën kundër terrorizmit përtej sulmeve në Afganistan.
Në konferencën për shtypin me ministrin e Jashtëm turk, Ismail Cem, Powell ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrë ndonjë vendim për planifikim të aksioneve ushtarake kundër Irakut, në dritën e akuzave të Uashingtonit se Iraku strehon terroristët.
Presidenti Ahmed Necdet Sezer tha dje se Turqia nuk dëshiron që operacionet e Shteteve të Bashkuara të zgjerohen edhe në Irak.
XS
SM
MD
LG