Ndërlidhjet

SHKUP


Duke iu përgjigjur kërkesave të Perëndimit, presidenti i Maqedsonisë, Boris Trajkovski ka amnistuar sot 11 persona nga lista prej 88 vetave të propozuar për amnesti nga ministri i Drejtësisë, të cilët mbahen në burgim apo në paraburgim nën akuzat se kanë qenë anëtarë të ish UÇK-së.
Procesi i amnestisë vazhdon dhe ky është vetëm grupi i parë, ka thënë zëdhënësja e presidentit, Dimka Ilkova - Boshkoviq, duke sqaruar se Trajkovski po shqyrton secilin rast të të arrestuarve.
Presidenti i Maqedonisë pritet të marrë pjesë në mbledhjen e Bashkimit Evropian për sigurinë në Ballkan, që fillon pas dite në Paris, ku do të flas për situatën aktuale në vendin e tij.
XS
SM
MD
LG