Ndërlidhjet

BRUKSEL


Duke iu referuar zhvillimeve të pas 11 shtatorit, lordi George Robertson, në hapje të takimit dy ditësh të ministrave të jashtëm të NATO-s, vlerësoi se ndonëse “kanë ndryshuar, kërcënimet ndaj sigurisë globale, nuk kanë ndryshuar rëndësia dhe pesha e NATO-s” për ruajtjen e saj. Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, u tha nga ana e tij ministrave se, cdo aleat mund të japë kontributin e tij kundër-terrorizmit dhe përmendi shkëmbimin e informacioneve të zbulimit; bashkërendimin e instrumenteve ligjorë dhe financiarë kundër organizatave terroriste si dhe një përfshirje të mundshme ushtarake. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut Verior, lordi Robertson, deklaroi se NATO-ja është e gatshme t’i përgjigjet një kërkese eventuale të Kombeve të Bashkuara për asistencë logjistike në Afganistan.
XS
SM
MD
LG