Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


“Pesë punëtorë vendorë të UNMIK-ut janë helmuar dje pas kontaktit me një pako, që kish mbërritur në qendrën për shpërndarjen e dërgesave, në adresë të një punëtori ndërkombëtar të misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – njoftoi zëdhënësja e UNMIK-ut, Susan Manuel, për të shtuar se pas trajtimit në spital punonjësit janë mirë dhe ndodhen në shtëpitë e tyre. Policia e UNMIK-ut tha sot se materiali i gjetur në zarfin e nisur nga njësia e dërgesave e Nju Jorkut, do të testohet por sidoqftë nuk besohet që në të, të ketë pasur antraks apo ndonjë lëndë tjetër të rrezikshme biologjike.
XS
SM
MD
LG