Ndërlidhjet

ATHINË


Presidenti rus, Vladimir Putin, mbërriti për vizitë zyrtare tre ditëshe në Greqi, ku pritet të takohet me funksionarët më të lartë vendorë. Është planifikuar që Putin të nënshkruajë sot me gjegjësin e tij grek, Kosta Stefanopulos, një sërë marrëveshjesh dy palëshe që ngërthejnë fusha të ndryshme; që nga transporti ajror e deri tek kultura dhe policia. “Lufta kundër terrorizmit, gjendja në Afganistan, në Ballkan dhe raportet Rusi-NATO-Bashkim Europian, janë gjithashtu tema që figurojnë në axhendën e presidentit Putin” - bën të ditur zyra e tij për marredhëniet me mediat.
XS
SM
MD
LG