Ndërlidhjet

UASHINGTON


Departamenti amerikan i Shtetit, kumton se ka renditur 39 emra në një listë të re ku figurojnë grupe, shoqata bamirëse dhe kompani nga të paktën 16 vende, përfshirë Greqinë, Turqinë, Italinë dhe Afganistanin. Masa e re u lejon autoriteteve amerikane të dëbojnë nga territori i Shteteve të Bashkuara ose tu ndalojnë hyrjen në të, anëtarëve të këtyre organizatave, të cilat besohet të kenë lidhje ose të financojnë rrjete terroriste.
Një pjesë e madhe e grupimeve figurojnë edhe në “listën e zezë” të hartuar pas 11 shtatorit nga Uashingtoni.
XS
SM
MD
LG