Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti francez, Zhak Shirak, ka thënë gjatë qëndrimit të sotëm në Beograd, se Jugosllavia është në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Pas takimit me presidentin jugosllav, Vojisllav Koshtunica, Shirak tha se vëren “përparime domethënëse në aspektin e lirisë dhe reformave” si dhe lëvdoi autoritetet vendore për sic u shpreh ai, “bashkëpunimin me gjykatën Penale të Hagës”.
Duke u prononcuar rreth raporteve Serbi-Mal i Zi, presidenti francez tha se cdo problem mes tyre “duhet të zgjidhet brenda kornizave të një shteti të përbashkët”.
XS
SM
MD
LG