Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Tre liderët politikë shqiptarë, Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj u takuan sot në vazhdën e negociatave për bashkëqeverisje, me qëllim që të arrijnë një marrëveshje mbi këtë cështje para së hënës, kur mbahet mbledhja përuruese e Parlamentit të Kosovës.
Krerët e Lidhjes Demokratike, Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës qenë të ftuarit e Zyrës amerikane në Prishtinë dhe ambasadorit Xhon Menzis. Bisedat janë zhvilluar me dyer të mbyllura.
XS
SM
MD
LG