Ndërlidhjet

SHKUP


Parlamenti i Maqedonisë, nuk e rifilloi sot debatin rreth ligjit të vet-administrimit lokal. Punimet u ndërprenë mbrëmë, kur deputetët shqiptarë braktisën mbledhjen, në shenjë proteste ndaj amendamenteve të propozuara në castin e fundit nga parlamentarët maqedonas, për cka deputetët shqiptarë thonë se nuk janë në frymën e marrëveshjes së Ohrit. Miratimi i ligjit për vet-administrimin lokal, konsiderohet si kushti i fundit i rëndësishëm për mbajtjen e konferencës ndërkombëtare të donatorëve për ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Në funksion të vazhdimit të seancës dhe aprovimit të ligjit, ishte edhe takimi i sotëm i të dërguarit të Bashkimit Europian, Alen Lë Rua dhe kryeparlamentarit, Stojan Andov.
XS
SM
MD
LG