Ndërlidhjet

logo-print

TAMPA / FLORIDË


Gjenerali amerikan i ngarkuar për operacionet në Afganistan raporton se forcat tokësore dhe ajrore amerikane, po luftojnë me trupat talibane të cilat nuk dorëzohen por përpiqen të arratisen nga Kandahari, i cili ra në orët e para të mëngjesit. Gjenerali Tomi Franks, tha se nuk e di pozicionin e saktë të liderit shpirtëror taliban, Mullah Mohamed Omar, por shtoi se nuk ka arsye të besohet se ai është larguar nga Afganistani. Dhe ndërsa luftëtarët talibanë po ia dorëzojnë armët këshillit tradicional të kryepleqve të fiseve në Kandahar, Hamid Karzai, kryesuesi i qeverisë së përkohshme të Afganistanit, ka thënë se janë në kërkim të Mullah Omarit, i cili nëse gjehet do të arrestohet dhe do t’i jepet drejtësisë.
XS
SM
MD
LG