Ndërlidhjet

BRUKSEL


Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, ka siguruar vendet kandidate për anëtarësim në NATO, se bashkëpunimi mes Rusisë dhe NATO-s nuk do të cënojë planet për zgjerim të Aleancës dhe se këshilli nuk do t’i njohë Rusisë pushtetin e vetos mbi vendimet e NATO-s. Sekretari Pauell i bëri këto komente në anekset e konferencës së NATO-s në Bruksel. Përfaqësuesit e Aleancës u pajtuan më herët të krijojnë një këshill të përbashkët vendimmarrës NATO-Rusi.
XS
SM
MD
LG