Ndërlidhjet

SHKUP


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, vlerëson se gjendja në Maqedoni akoma është e ndijshme dhe kthimi i forcave qeveritare të sigurisë në rajonet e krizës duhet të bëhet me shumë kujdes.
Në një intervistë për televizionin A1 të Shkupit, Robertson ka thënë se tani kur UÇK-ja u demobilizua ata që bëjnë akte dhune duhen trajtuar si kriminelë ordinerë.
Në pyetjen përkatëse, Robertson ka thënë se nuk ka prova që celula të rrjetit terrorist Al Kaida të Osama Bin Ladenit të jenë të pranishëm në Maqedoni apo në Kosovë.
XS
SM
MD
LG