Ndërlidhjet

OSLO


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan ka thënë se nuk do të ishte urtësi të tentohet që të zgjerohet lufta kundër terrorizmit në Irak. Ai ka thënë se një sulm i tillë do të shpiente në shkallëzim më të madh në rajon.
Kofi Annan ka thënë në Norvegji se çfarëdo sulmi kundër Irakut do të kërkonte konsideratën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ai ka shtuar se rezoluta e fundit e Kombeve të Bashkuara mbi terrorizmin nuk parasheh përdorimin e forcës jashtë Afganistanit. Kofi Annan ndodhet në Oslo që të pranojë Çmimin e Nobelit për paqë në solemnitetin e nesërm.
XS
SM
MD
LG