Ndërlidhjet

KABUL


Forcat e Shteteve të Bashkuara kanë intensifikuar bombardimin e kodrave dhe shpellave në Tora Bora në lindje të Afganistanit, ku sipas raporteve të zbulimit ka shenja se fshihet Osama bin Laden dhe luftëtarët e al Kaidës së tij.
Forcat nga fiset afgane planifikojnë një sulm nga toka në rajonet e Tora Borës, afër Pakistanit, kurse Pakistani ka dërguar përforcime trupash në kufi me Afganistanin për t’i prerë rrugët e mundshme të arratisjes së tij. Agjencia afgane Islamic Press me seli në Pakistan thotë se pushteti taliban në Afganistan ka marrë fund me dorëzimin e kontrollit të provincës Zabul liderëve fisnorë.
XS
SM
MD
LG