Ndërlidhjet

DAMASK


Presidentët e Sirisë dhe Egjiptit, Bashar al Asad dhe Hosni Mubarak u takuan në Damask dhe i kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ta shtrëngojnë Izraelin që të ndërpresë sulmet ushtarake kundër caqeve palestineze si hakmarrje ndaj sulmeve vetëvrasëse me bomba.
Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, ka dënuar sulmet e fundit vetëvrasëse palestineze dhe u ka bërë thirrje militantëve që t’i ndërpresin këto sulme sepse “ato nuk shpiejnë askund”.
“Ato nuk shpiejnë në përfundimin e dhunës që do të çonte tek negociatat në drejtim të zgjidhjes së krizës” - ka thënë Powell.
XS
SM
MD
LG