Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do të kenë takime të veçanta në Bruksel me ministrat izraelitë dhe palestinezë dhe do të kërkojnë nga dy palët që të angazhohen më shumë për dhënjen fund të dhunës në Lindje të Afërt.
Komisioneri për marrëdhënje të Jashtme, Kris Patten ka thënë se do t’u bëj presion ministrit të Jashtëm izraelit, Shimon Peres, dhe ministrit palestinez për bashkëpunim ndërkombëtar, Nabil Shaath që të implementojnë raportin Michel që kërkon armëpushim të mbështetur nga masa mirëbesimi dhe bisedime paqësore.
XS
SM
MD
LG