Ndërlidhjet

UASHINGTON


“Ne do ti përkujtojmë të gjithë ata që i humbëm” - tha presidenti amerikan George Bush në tremujorin e sulmeve terroriste ndaj Shteteve të Bashkuara.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Bush tha se amerikanët e kujtojnë këtë ditë me pikëllim, mllef dhe përkushtim. Ceremoniali i përkujtimit për viktimat u mbajt në Nju Jork dhe rrethinën e Uashingtonit.
Sekretari i shtetit Donald Rumsfeld tha në Pentagon se përgjigja ndaj terrorizmit e unifikon shpirtin e popullit amerikan.
Papa Gjon Pali i Dytë, në mesazhin e tij vjetor, tha në Vatikan se vetëmbrojtja nga aktet terroriste është e drejtë legjitime, por duhet të përcaktohen përgjegjësitë individuale, e jo të akuzohen grupe apo religjione.
XS
SM
MD
LG