Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti George Bush së shpejti do të njoftojë Rusinë se Shtetet e Bashkuara tërhiqen nga Marrëveshja për raketat anti-balistike të vitit 1972, dhe për këte i ka njoftuar sot liderët e Kongresit, thanë zyrtarët e qeverisë amerikane.
Në fjalimin e djeshëm në Karolinë, presidenti George Bush përsëriti se Shtetet e Bashkuara doemos duhet të shkojnë përtej Marrëveshjes ABM që të ndërtojnë sistemin e mbrojtjes anti-raketore.
Zyrtarët amerikanë thonë se ky sistem do të mbronte Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre nga raketat e shkrepura nga vendet e papërgjegjshme.
XS
SM
MD
LG