Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti George Bush së shpejti do të njoftojë Rusinë se Shtetet e Bashkuara tërhiqen nga Marrëveshja për raketat anti-balistike të vitit 1972, e cila ndalon ndërtimin e sistemeve kombëtare antiraketore dhe për vendimin i ka njoftuar edhe liderët e Kongresit.
“Ne duhet të shkojmë përtej marrëveshjes ABM, e cila është shkruar në tjera kohë dhe për tjetërfarë armiq”, ka thënë presidenti George Bush.
Zyrtarët amerikanë thonë se ky sistem do të mbronte Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre nga raketat e shkrepura nga vendet e papërgjegjshme.
XS
SM
MD
LG