Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara,George Bush ka thënë se regjimit taliban po i vjen fundi në Afganistan dhe ka premtuar se përgjegjësit e Amerikës ndaj atij vendi të tronditur nga luftërat do të vazhdojnë.
George Bush i ka bërë këto komente para se të nënshkruaj në Uashington Aktin për Gruan Afgane dhe Ndihmën për Fëmijët në ceremonin ku ishte i pranishëm edhe një delegacion i grave të dalluara nga Afganistani.
Presidenti Amerikan ka përshëndetur përpjekjet e Shteve të Bashkuara dhe të aleatëve për çlirimin e Afganistanit nga sunduesit e tij fundamentalistë dhe ka thënë se Afganistani i çliruar tani duhet të rindërtohet dhe kurrë më të mos praktikojë terrorin
qoftë brenda apo jashtë.
XS
SM
MD
LG