Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk arritën të zgjedhin në raundin e parë të votimit, Ibrahim Rugovën në postin e Presidentit të Kosovës, pasi sot u njohën vetëm 49 vota në favor të tij.
Sipas sistemit të Kosovës, për të zgjedhur Presidentin në raundin e parë dhe të dytë nevojiten 2/3 e votave, ndërsa në raundin e tretë duhen 50% e votave plus një. Në votim morën pjesë vetëm deputetë të Lidhjes Demokratike dhe ata serbë të koalicionit "Kthimi", pasi përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, refuzuan të votonin kur kryetari i Kuvendit, Nexhat Daci, nuk pranoi kërkesën e tyre për shtyrjen e ditës së votimit.
XS
SM
MD
LG