Ndërlidhjet

UASHINGTON


Pentagoni ka lëshuar një videokasetë të Osama bin Ladenit, në të cilën ai shpjegon aspekte të planifikimit të operacioneve terroriste ndaj Shteteve të Bashkuara më 11 shtator.
“Ata ishin të stërvitur, kurse detyrën ua kumtuam pak para se të hipin në aeroplanë…asnjë grup nuk ka ditur për tjetrin” – dëgjohet bin Laden të thotë në gjuhën arabe, duke iu referuar ngjarjeve të asaj dite. Kryesuesi i Komitetit të Senatit për Kundërzbulimin, Senatori Bob Graham, thotë se videokaseta e cila është regjistruar më 9 nëntor dhe e gjetur në Xhelalabad, provon fajësinë e Bin Ladenit.
XS
SM
MD
LG