Ndërlidhjet

TETOVË


Një shqiptar është vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë pas një shkëmbimi zjarri me një patrullë policie në afërsi të fshatit Ratae pranë Tetovës. Njësi të kombinuara të policisë së Maqedonisë nisën sot depërtimin në disa fshatra në veri dhe veriperëndim të vendit, që për disa muaj qenë nën kontrollin e ishUCK-së.
Ndërsa hyrja në Luboten të Shkupit, ka kaluar pa probleme, banorët e fshatit Dobroshtë të Tetovës, nuk kanë lejuar patrullimin e policisë multietnike ndonëse ajo shoqërohej nga vëzhguesit e NATO-s dhe OSBE-së.
XS
SM
MD
LG