Në Gaza dhe Bregun Perëndimor, avionët izraelitë vunë në shënjestër objekte palestineze si dhe bombarduan komplekse të sigurisë të udhëheqësit Jaser Arafat. Mësymje ka pasur edhe në qytetin Xhenin, ku si pasojë e sulmeve ajrore izraelite është ndërprerë energjia elektrike në gjithë qytetin, ndërsa janë dëmtuar zyrat e Lëvizjes Fatah dhe një ndërtesë policie e autoritetit palestinez.