Ndërlidhjet

UASHINGTON


Duke folur për videokasetën, në të cilën Osama bin Ladeni diskuton orkestrimin e akteve terroriste të 11 shtatorit, presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, deklaroi se kishte vendosur që ajo të lëshohej, pasi siç u shpreh ai, kaseta përfaqëson “një deklaratë rrënuese fajësie”. Presidenti Bush pranoi se në Shtëpinë e Bardhë kishin pasur emocione të forta dhe mendime të ndryshme, pasi përmbajtja e videokasetës, mund të rizgjonte kujtimet e atyre që kishin humbur të dashurit e tyre në aktet terroriste në Nju Jork, Uashington dhe Pensilvani.
XS
SM
MD
LG