Ndërlidhjet

PRISHTINË


Paqëruajtësit e NATO-s dhe policia e Kombeve të Bashkuara kanë bastisur zyrat në Kosovë të “Global Relief Foundation”(Organizatë bamirëse islamike me seli në Shtetet e Bashkuara), dhe kanë arrestuar disa pesona me dyshim se janë të ndërlidhur me terrorizmin ndërkombëtar.
Në komunikatën e NATO-s thuhet se bastisja ishte ndërmarrë pasi informata të besueshme zbulimi sugjeronin se individë që punonin për “Global Relief Foundation” mund të kenë qenë drejtëpërdrejtë të përzier në mbështetjen e aktiviteteve terroriste ndërkombëtare dhe planifikimin e sulmeve të mundshme në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë.
“Global Relief Foundation” ka mohuar çfarëdo lidhje me aktivitete ilegale.
XS
SM
MD
LG